Krizë në Golem në kulmin e sezonit! Hotelet dhe turistët pa ujë, 300 mijë lekë boti

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 11.07.2025, 15:12

Një situatë alarmante ka kapluar zonën turistike të Golemit, ku mungesa e ujit të pijshëm ka arritur në nivele kritike. Tashmë prej disa javësh, furnizimi me ujë nga UK nuk ekziston më si shërbim, duke lënë hotele, struktura akomoduese dhe turistë në kushte mesjete.

Teksa shteti i bën promo vendit për bukuritë natyrore, shërbimet bazike mungojnë!

Denoncime të vazhdueshme të mbërritura në redaksinë e JOQ ka denoncuar skandalin në pikun turistik.

Hotelet janë të detyruara të sigurojnë ujë përmes rrugëve private, ku çmimet për një bot uji variojnë nga 9,000 deri në 30,000 lekë, në varësi të nevojave dhe kapacitetit të objektit.

Thirrja publike drejtuar institucioneve përgjegjëse është e qartë: Duhet të merren masa urgjente për zgjidhjen e kësaj situate, në mënyrë që të mos rrezikohet sezoni turistik dhe reputacioni i zonës si një nga destinacionet kryesore bregdetare të vendit.

DENONCIMI

"Pershendetje JOQ Dëshirojmë të bëjmë një thirrje publike lidhur me mungesën e vazhdueshme të ujit të pijshëm në zonën e Golemit.

Prej ditësh, furnizimi me ujë është thuajse inekzistent. Hotelet dhe strukturat akomoduese nuk mund të furnizohen me ujë nga rrjeti publik dhe janë të detyruara të blejnë ujë në mënyrë private, me çmime që variojnë nga 9,000 lekë deri në 30,000 lekë për një bot.

Kjo situatë është duke shkaktuar pakënaqësi të madhe tek turistët, të cilët ndihen të zhgënjyer dhe janë gati të largohen nga dhomat e tyre për shkak të kushteve të papërshtatshme.

Kjo nuk është vetëm një çështje komoditeti, por një problem serioz që rrezikon imazhin e turizmit në zonë.

Ju lutemi që kjo ankesë të publikohet dhe të merret seriozisht. Shpresojmë të gjendet një zgjidhje sa më parë."

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit