Gruaja e kapitenit hero në Shkodër: Ka qenë shumë i dhënë pas të tjerëve aq sa dha edhe jetën për turistët

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 11.07.2025, 15:26

Bashkëshortja e kapitenit Arben Anamali, i cili humbi jetën duke shpëtuar dy turistë të huaj nga mbytja në liqenin e Shkodrës, foli mes dhimbjes për burrin e saj, duke e përshkruar si një njeri të jashtëzakonshëm dhe gjithmonë të gatshëm për të ndihmuar të tjerët. Ajo tregoi se lajmin tragjik e mori nga një koleg i tij, me të cilin kapiteni kishte punuar më parë.

“Është një dhimbje e madhe për të gjithë familjen tonë, për nënën e tij në radhë të parë, për mua, për djalin dhe vajzën, dhe për të gjithë ata që e kanë njohur, sepse ka qenë njeri shumë i mirë, shumë punëtor dhe shumë i përkushtuar. Ka qenë shumë i dhënë pas të tjerëve, të gjithëve u thoshte: ‘Ke nevojë për gjë?’, sa dhe jetën e vet e dha për turistët. Na njoftoi një koleg që kishte punuar me të. Më tha që Beni ka pësuar aksident. Nuk e mendova këtë gjë, sepse ka qenë shumë i fortë fizikisht, i guximshëm, notar i mirë dhe nëse do të kishte aksident, do ta rregullonte vetë anijen", tha bashkëshortja e Anamalit.

E prekur thellë, ajo tha se fillimisht nuk e kishte menduar më të keqen, pasi Arbeni njihej për forcën e tij fizike, trimërinë dhe aftësitë e shkëlqyera si notar. Sipas saj, ai ishte një njeri i guximshëm që gjithmonë vinte të tjerët përpara vetes, dhe edhe në momentet e fundit, zgjodhi të shpëtojë jetë të tjera me çmimin më të lartë jetën e tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit