Pushuesit i nxorrën nga deti: Ndërron jetë turistja ukrainase, vajza në spital

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11.07.2025, 14:55

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës, në zonën e “Ujit të Ftohtë”, ku dy turiste ukrainase, nënë e bijë, janë rrezikuar të mbyten gjatë qëndrimit të tyre në det.

Të dyja janë nxjerrë nga uji nga pushues të tjerë dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Vlorës.

Fatkeqësisht, gruaja 44-vjeçare ka ndërruar jetë, ndërsa vajza 18-vjeçare ndodhet në intubim në gjendje të rëndë.

Shefi i Reanimacionit në spitalin e Vlorës, Edmond Breshanaj, deklaroi se 44-vjeçarja ishte pa shenja jete në momentin që mbërriti në spital.

“Të dyja nënë e bijë erdhën në spital rreth orës 12:00 në gjendje shumë të rëndë. Pacientja 44-vjeçare erdhi pa shenja jeta, bëmë çdo gjë por nuk arritëm ta rikthenim në jetë.Vajza 18-vjeçare edhe ajo erdhi në gjendje kome, po pas ndërhyrjes filloi të reagonte pas një ore- pasi tensioni i shkoi 11. Tani gjendja e vajzës është e qëndrueshme, ka mundësi që të mbijetojë”, tha Edmond Breshanaj.

Trupi i gruas së ndjerë do të dërgohet drejt morgut të Tiranës, për shkak se ajo ishte shtetase e huaj.

Autoritetet lokale pritet të nisin hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj tragjedie që tronditi qytetin bregdetar në kulmin e sezonit turistik.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit