URMV konfirmon, personi i cili ndërroi jetë në Batincë është pjesëtar i Ushtrisë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 11.07.2025, 21:03

Ushtria e Republikës së Maqedonisë së Veriut (URMV) konfirmoi lajmin për vrasjen e njërit prej pjesëtarëve të saj në Batincë të Shkupit dhe shprehu ngushëllime familjes së tij.

“Informojmë opinionin se personi me inicialet A.M. nga fshati Batincë e Shkupit, i cili ndërroi jetë pas plagëve të marra pas ngjarjes tragjike sot, ishte pjesëtar i Ushtrisë. Shprehim ngushëllime të thella familjes së të ndjerit.

Gjatë ngjarjes tragjike, personi nuk ishte në detyrë në Ushtri, përkatësisht ishte në ditë pushimi.

Në vendngjarje mbërritën një prokuror publik, organe të Ministrisë së Brendshme dhe Policia Ushtarake të cilët ishin në detyrë”, thonë nga URMV.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit