Pushesja thyen shtyllën kurrizore në det, ambulanca përsëri me vonesë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 11.07.2025, 15:05

Incidentet me pushuesit në plazhet shqiptare duket se nuk po ndalen as gjatë ditës së sotme. Pas dy ngjarjeve të rënda të raportuara më herët, një 59-vjeçar që humbi jetën në plazhin e Qerretit dhe rrezikimi i jetës së një nëne dhe vajzës së saj në Vlorë, ku nëna humbi jetën më pas, një tjetër rast shqetësues është regjistruar në Sarandë.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, një pushuese ka pësuar dëmtime të rënda në shtyllën kurrizore pasi është përplasur nga dallgët gjatë notit. Në pamjet e siguruara, shihet mbërritja e ambulancës për të transportuar të lënduarën, por të pranishmit shprehen se ndërhyrja mjekësore ka ardhur me shumë vonesë, rreth një orë pas ngjarjes ndonëse spitali ndodhet vetëm 2 kilometra larg.

Nje turiste ne Sarande nga dallget theu shtylen kurrizore. Abulanca erdhi pas nje ore 2 km nga spitali,” rrëfen një qytetar.

Rastet e tilla ngrenë shqetësime serioze për mungesën e reagimit të shpejtë nga shërbimet emergjente. Ndihma mjekësore e menjëhershme është vendimtare dhe vonesat mund të jenë fatale.

Kujtojmë se në rastin e turistit 59-vjeçar nga Kosova i cili pësoi arrest kardiak në plazhin e Qerretit, qytetarët raportuan se ambulanca mbërriti me vonesë.

Ishte një skenë e tmerrshme,” thotë një dëshmitar. “Të gjithë përpiqeshin të ndihmonin, ndërsa mjekët e rinj që erdhën nuk dinin ç’të bënin për më shumë se gjysmë ore. Çdo përpjekje u duk e kotë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit