Qendra Shëndetësore në Prush e mbyllur në mes të ditës, banorët pa shërbim

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 11.07.2025, 14:53

Banorët e zonës së Prushit janë përballur sot me një situatë shqetësuese, pasi qendra shëndetësore rezultoi e mbyllur në mes të ditës, rreth orës 13:30.

Persona që kishin nevojë për shërbim urgjent nuk kanë mundur të marrin ndihmën e duhur për shkak të mungesës së stafit dhe mungesës së një orari të qartë funksionimi.

“Ja shteti! Vijme te vizitohemi, ambulanca Prush mbyllur. Situata eshte se s’ka orar dhe qendra eshte mbyllur. Ora eshte 1:30 dhe e kane mbyllur.”, shkruan qytetari.

Qytetarët shprehen se ky nuk është rasti i parë që ndodh një situatë e tillë. Ambulanca shpeshherë qëndron e mbyllur në orare të papërcaktuara dhe askush nuk jep një përgjigje të qartë për arsyet.

Kjo situatë ka ngritur pikëpyetje serioze mbi organizimin dhe menaxhimin e qendrave shëndetësore në zonat periferike.

Banorët kërkojnë reagim urgjent nga autoritetet lokale dhe nga Ministria e Shëndetësisë për të garantuar shërbime të vazhdueshme dhe cilësore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit