“Ishte në proces legalizimi, të moshuarve u prishet padrejtësisht biznesi në Fushë-Krujë”

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 11.07.2025, 14:13

Sot në Fushë Krujë, Bashkia e Krujës ka ndërmarrë prishjen e një biznesi të vogël që menaxhohej nga dy pensionistë vetëpunësuar. Qytetari shkruan se ky biznes ishte në proces legalizimi dhe nuk kishte asnjë pengesë ligjore apo funksionale që të justifikonte ndërhyrjen.

Shtesa e pallatit përballë biznesit nuk ka penguar në asnjë mënyrë hyrjen apo funksionimin e tij, dhe prishja e tij nuk ka sjellë asnjë përfitim real për komunitetin, përveç një veprimi formal për “show”. Kjo situatë krijon një precedent shqetësues për mënyrën e trajtimit të bizneseve të vogla dhe të vetëpunësuarve në zonën tonë, duke lënë pas një ndjenjë padrejtësie dhe mungese transparence.

Denoncimi:

Prsh JOQ doja te beja nje denoncim tej ju se sot me date 11.7.2025 ne Rrethin e Krujes ne Fushe Kruje.Bashkija e Krujes ka bere shembull duke prishur nje biznes te vogel ku menaxhohej nga dy pensjonista qe ishin te vetpunesuar..qe ishte ne proces legalizimi. nuk kan mare as nje mase per as nje sheets tjeter ne Qarkun e Krujes pervec se ke keto dy qe ju prish kjo shtese pallati qe nuk I prishte pune askujt thjesht per shoë ju lutem po paten mundesi publikojeni qe te shikojn te tjeret se kush eshte ku shtet. Isjte proces legalizimi. Nuk ka pas penguar as gje nga hyrja pallatit se aty ku ishte shtesa ka pas hyrjet e tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit