Bashkia në gjumë, banorët rrezikojnë jetën për të rregulluar çatinë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11.07.2025, 13:55

Një situatë alarmante po ndodh në lagjen “29 Marsi” në hyrje të qytetit të Patosit, ku banorët janë detyruar të marrin vetë masa për riparimin e çatisë së pallatit të tyre.

Pa asnjë mjet sigurie dhe në kushte të rrezikshme, ata kanë nisur të rregullojnë vetë çatinë duke vënë seriozisht në rrezik jetën e tyre dhe të kalimtarëve pasi tjegullat i hedhin nga çatia.

Banorët shprehen të indinjuar me mungesën e mbështetjes nga Bashkia Patos, e cila sipas tyre “fle gjumë” përballë problematikave të përditshme të komunitetit.

Ndërkohë, pallati ndodhet në një zonë mjaft të dukshme, në hyrje të qytetit, çka e bën situatën edhe më të turpshme sipas banorëve, të cilët pyesin pse institucionet lokale nuk marrin asnjë masë për ndërhyrje ose mirëmbajtje.

Gjendja e ndërtesave në këtë lagje, disa prej të cilave datojnë që nga koha e regjimit komunist, tregon mungesën e theksuar të investimeve dhe mirëmbajtjes nga ana e autoriteteve lokale.

Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga Bashkia Patos dhe institucionet përkatëse, për të garantuar sigurinë e jetës dhe dinjitetin e komunitetit.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje! Shifeni pak ne lagjen 29 Marsi ne Patos. Banoret rregullojne catine e pallatit pa asnje lloj sigurie. Hedhin tullat nga larte. Nderkohe qe Bashkia fle gjume

Banoret Po e rregullojne vete. Pallati eshte ne hyrje te qytetit. Shifeni sa e turpshme nuk ka leke bashkia per ta lyer

Banoret duke rrezikuar jeten per catine e shtepise per te cilen e ka detyre shteti. Shifeni pak banesat sociale kane qe ne kohen e Enverit shifeni pak jane ne hyrje te qytetit

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit