E vizitoi të dënuarin me burgim të përjetshëm, reagon Ziza Pajaziti

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 11.07.2025, 13:37

Modelja e njohur kosovare, Ziza Pajaziti, është vënë në qendër të vëmendjes pas raportimeve se ka vizituar në burg Laert Haxhiun, një person i dënuar me burgim të përjetshëm për vepra të rënda kriminale, përfshirë vrasje mafioze dhe drejtimin e një grupi të strukturuar kriminal.

Vizita e saj në Burgun e Sigurisë së Lartë në Drenovë thuhet se ka zgjatur rreth një orë dhe është përshkruar nga mediat si “e veçantë”, duke nxitur reagime dhe spekulime të shumta në rrjet.

Pajaziti, e njohur për praninë e saj të fortë në rrjetet sociale, nuk ka dhënë asnjë deklaratë të drejtpërdrejtë në lidhje me këtë vizitë. Në vend të një reagimi verbal, ajo ka zgjedhur të shprehë qëndrimin e saj në mënyrë të tërthortë. Në një postim në Instagram Story, ajo publikoi një kolazh prej tre fotosh të shkëputura nga seriali “Who Killed Griselda?” në Netflix.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit