Gjuajtje me armë në Batincë të Shkupit, plagoset një person – i dyshuari në arrati

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 11.07.2025, 13:29

Në hyrje të fshatit Batincë të Shkupit, rreth orës 10 të mëngjesit të sotëm, ka pasur të shtëna me armë zjarri, në të cilat një person është plagosur, njoftoi Ministria e Brendshme.

“SPB Shkup mori njoftim se një person kishte përdorur armë zjarri dhe kishte qëlluar në një person tjetër. Personi i plagosur është transferuar në një institucion shëndetësor ku i është ofruar ndihmë mjekësore”, njoftoi Ministria e Brendshme.

Zyrtarët e policisë kanë inspektuar vendin e ngjarjes, ndërsa hetimi për të përcaktuar motivet dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur të shtënat është duke vazhduar.

Aktualisht nuk ka informacione për identitetin e sulmuesit, i cili është në arrati.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit