Drejtori i Policisë flet para policëve të rinj për vdekjen e Agon Zejnullahut

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 11.07.2025, 13:25

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, gjatë ceremonisë së diplomimit të gjeneratës së 62-të të Policisë, ka reaguar për rastin tragjik në Lipjan, ku një 27-vjeçar, Agon Zejnullahu, dyshohet se vdiq në duart e pesë policëve.

Hoxha theksoi se nuk do të lejojë tejkalime të autorizimeve policore dhe kërkoi hetim të plotë nga IPK, strukturat e brendshme të policisë dhe institucionet tjera.

Ai u bëri thirrje hetuesve që të bashkëpunojnë ngushtë me Inspektoratin për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

“Hetuesit tanë janë urdhëruar të bashkëpunojnë ngushtë me IPK për të siguruar një pasqyrë të saktë të këtij rasti fatkeq”, ka shtuar tutje Drejtori i Policisë së Kosovës.

“Do të ndërmarr të gjitha veprimet ligjore bazuar në epilogun dhe rezultatet e një hetimi të plotë” , ka thënë ndër të tjera.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit