Dy turiste, nënë e bijë kanë rrezikuar mbytjen ditën e sotme në plazhin e Vlorës.
Pushuesit kanë arritur t’i nxjerrin në kohë nga deti dhe i kanë dhënë menjëherë ndihmën e parë.
Sipas tyre policia ka mbërritur e para në vendngjarje, ndërkohë që ambulanca ka vonuar më shumë se 20 minuta.
Policia e Vlorës ka konfirmuar që dy turistet e huaja janë nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë pak minuta më parë në plazhin e Qerretit ka humbur jetën një tjetër pushues dhe sipas dëshmitarëve ambulanca ka vonuar mbi 30 minuta.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 12:00, në plazhin “Uji i Ftohtë”, kanë rrezikuar të mbyten në det, 2 shtetase të huaja ukrainase (nënë e bijë). Ato janë transportuar për ndihmë mjekësore, në spital, ku ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. Vijon puna për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Denoncimi 1:
Pershendetje . Ju shkruaj nga lungo mare vlore . Sapo u mbyten dy vajza . I dhame ndihmen e shpejte por nuk Po jempnin shenja jete. Ambulanca vonoi me shume se 20 min . Erdhi me para policia qe nuk kishte Cfare te ju bente. Ju lutem Bejeni alarm te vene ambulanca dhe ndihmen e shpejte ne bregdet se per nje ndihme te vogel profesionale Mund te shpetohen jete .
Denoncimi 2:
Spo ndodhi ne vlor mbyten nje cift turistash ambulanca dhe policia ne koh rekord i trasportuan ne spital nuk dihet gjendja e tyrex Nuk e di gjendjen e tyre por nuk po reagonin. Njerzit aty i dhan ndimen e par i nxoren nga uji dhe po i ndimonin