Shembja e dheut i kushton jetën punëtorit në Gramsh

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 11.07.2025, 13:10

Një aksident në punë i ka kushtuar jetën 58-vjeçarit me inicialet H. D., në fshatin Tervol të Gramshit.

Sipas informacioneve paraprake, i ndjeri ishte duke punuar për të hapur një pus me fadromë, kur aksidentalisht dyshohet se ka ndodhur një rrëshqitje masive dheu e cila e ka zënë poshtë. Për pasojë 58-vjeçari ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.

Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e fadromës, shtetasin me inicialet S. B., 51-vjeç, i cili pritet të merret në pyetje dhe të japë dëshminë e tij. Hetimet pritet të zbulojnë më shumë për rrethanat e ngjarjes.

Lajmi në përditësim...

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit