Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në plazhin e Qerretit, ku një burrë rreth moshës 50 vjeç është mbytur teksa po notonte. Sipas dëshmitarëve, ngjarja ndodhi rreth një orë më parë dhe menjëherë u mblodhën pushues dhe persona me jelekë shpëtimi për t’i dhënë ndihmën e parë. Fatkeqësisht, pavarësisht përpjekjeve për t’i bërë masazh kardiak dhe për ta oksigjenuar për rreth 30 minuta, ai nuk reagoi.
Qytetari 1
Prah JOQ! Jam nje pushes ne Qerret. Nje person te 50 vjeç afersisht eshte mbytur para 1 ore Fatkeqesisht jo nuk kam se nuk arrita ta beja video se u tromaksem sa erdhëm. U mbodhen shume njerez dhe kishte disa me jelek.ambulanca u vonua me shum se 30 min. I dhane ndihmen e pare por nuk reagoj dhe e morren me barela. Ata e moren me barrela por me sa pash 30 min qe i bene masazhe nuk reagoi.
Qytetari 2
Përshëndetje Joq sot në plazhin e Qerretit u mbyt një burrë. Nëse keni ndonjë informacion ju ose personat e afërm të tij desha te di vetëm nëse shpëtoi. I bënë një ore masazh kardiak dhe oksigjen por nuk reagonte.