Banorët e Dukatit: Gjoka po kryen punime të paligjshme, rrezikojnë natyrën

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 11.07.2025, 11:38

Banorët e fshatit Dukat kanë ngritur alarmin për ndërhyrjet e paligjshme që po kryhen në zonë nga kompania “Gjoka konstruksion”, e Rrok Gjokës e cila ka nisur punimet pa asnjë leje ndërtimi apo mjedisore. Ata denoncojnë se kompania po shkatërron natyrën, po devijon rrjedhën e lumit dhe po përgatitet të ndërhyjë edhe në Parkun Kombëtar të Llogarasë, një pasuri natyrore me rëndësi të veçantë për zonën. Sipas banorëve, këto veprime përbëjnë një krim mjedisor që po ndodh përmes abuzimeve të hapura dhe në shkelje të ligjit.

Pershendetje JOQ doja te denoncoja keto punime te cilat po zhvatin edhe po shkatrrojn vendin e fshatit Dukat fshat edhe duan te len dhe parkun e Llogaras edhe per pjesen e lumit po bllokojn ujin e lumit eshte gjithcka qe duhet denoncuar dhe te ndalohet Ju lutem na ndihmoni!! Kompania Gjoka. Nuk kan asnji dokument, jane pa leje ndërtimi, pa leje mjedisi. Kemi 20 dite lufte me këta. Kur vijmë ne ikin dhe me pas nisin pune natën. Po perplasemi me policine edhe na thone shkoni ne gjykate”, shkruan qytetari.

Prej më shumë se 20 ditësh banorët përballen me presione, duke hasur edhe në përplasje me policinë, ndërsa autoritetet lokale refuzojnë të marrin masa konkrete dhe i drejtojnë qytetarët drejt gjykatave. Ata tregojnë se punonjësit e kompanisë ndalojnë punën kur mbërrijnë banorët, për ta rifilluar natën, duke e bërë situatën edhe më alarmante. Komuniteti kërkon ndërhyrje urgjente nga institucionet shtetërore për të ndalur këtë abuzim dhe për të mbrojtur territorin nga shkatërrimi i mëtejshëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit