Një histori e dhimbshme vjen nga Borshi, ku një grua 51-vjeçare me emrin Leta është në kushte të rënda jetese, duke fjetur prej dy muajsh jashtë në shezllone, pasi është përzënë nga familja e saj. E vetme, pa mbështetje dhe pa asnjë të ardhur, ajo ka mbetur e pastrehë pasi nëna, dy vëllezërit dhe motra e kanë nxjerrë nga shtëpia për shkak të varfërisë ekstreme, duke mos pranuar që ajo të qëndrojë më me ta.
Gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar kohët e fundit pasi është infektuar dhe nuk ka mundësi të blejë as ilaçet bazë që i nevojiten. Ushqimin e siguron vetëm nga ndihma e rastësishme e qytetarëve, ndërsa gjatë natës është e ekspozuar ndaj të ftohtit dhe insekteve, duke qenë pa asnjë mbrojtje apo strehë.
Apelohet për ndihmë urgjente nga kushdo që ka mundësi të ofrojë strehim, mbështetje financiare ose ndihmë mjekësore për këtë grua që ndodhet në një rrezik serioz për jetën. Çdo ndihmë është e mirëpritur për të ndryshuar sadopak fatin e Letës. Personat që duan të kontaktojnë apo të ndihmojnë mund ta bëjnë këtë përmes numrit të saj personal: 068 603 6864.
Apeli për ndihmë
Përshëndetje JOQ! Uroj qe ky mesazh tju gjeje mire! Duke vleresuar maksimalisht punen tuaj, lutem nese mund ta postoni kete apel per ndihme per kete zonjen qe ka mbetur e pastrehe ne Borsh! Apel urgjent per ndihme. Kjo zonja 51 vjecare quhet Leta dhe qendron ne Borsh. Ka 2 muaj qe fle jashte pasi e ka nxjerre familja e saj (nena, 2 vllezerot dhe motera) pasi jane shume te varfer dhe nuk pranojne qe "t'ju haje buken". Se fundmi eshte semure, e infektuar dhe nuk mund ti bleje ilacet sepse nuk ka te ardhura. Zonja fle ne shezllona dhe ushqehet me cfare i falin. Duke marre parasysh qe ne perfundim te sezonit nuk do kete asnje menyre strehimi, lutemi per ndihme per ta akomoduar diku pasi ndodhet ne rrezik per mireqenjen dhe jeten e saj. Numri i saj i kontaktit eshte 068 603 6864.