Dy puseta të hapura në rrugën kryesore të Bulevardit Blu, në segmentin që të çon drejt Institutit, përbëjnë një rrezik serioz për kalimtarët dhe automjetet që qarkullojnë aty çdo ditë. Përveç rrezikut të lartë për aksidente, situata ka shkaktuar tashmë dëme konkrete. Një qytetar denoncon se ka dëmtuar gomën e makinës duke kaluar mbi njërën prej tyre. Pusetat janë lënë pa kapak, pa asnjë shenjë paralajmëruese, dhe ndodhen në një zonë me qarkullim të dendur.

‘Pershendetje! Dua te kalloj nja dy puseta se jan te hapura ne rrug edhe jan rrezik aksidenti plus se une vet kam qare gomen. I kam edhe fotot mund t’ja u dergoj tani. Eshte rruga bulevardi blu nga del ne Insitut’, shkruan qytetari.

Qytetari që raportoi rastin kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet për mbylljen e pusetave dhe marrjen e masave të duhura, për të shmangur dëme të mëtejshme dhe ndonjë tragjedi të mundshme për kalimtarët apo drejtuesit e mjeteve.
