17-vjeçari hap gropën në plazh duke luajtur dhe rëra e zë poshtë, gjendet i pajetë nga familjarët

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 11.07.2025, 09:31

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në plazhin e Montalto di Castros në Itali, ku një 17-vjeçar humbi jetën në mënyrë të dhimbshme teksa po luante me rërë. I riu kishte hapur një gropë të thellë rreth një metër e gjysmë së bashku me vëllezërit dhe motrat e tij më të vegjël, por në një moment rëra është shembur dhe e ka zënë poshtë.

Në kohën që ndodhi incidenti, babai i të miturve ndodhej nën çadër duke pushuar dhe e kuptoi vonë që djali i tij ishte zhdukur. Menjëherë pas kësaj, ai nisi kërkimet, ndërsa pushuesit e tjerë iu bashkuan përpjekjeve duke gërmuar në vendin e treguar nga fëmijët e tjerë. Forcat zjarrfikëse dhe karabinierët mbërritën me shpejtësi në vendngjarje, ndërkohë që një helikopter i ambulancës u ul në plazh për ndihmë emergjente.

Për fat të keq, ndihma erdhi shumë vonë dhe mjekët e shpallën të riun të vdekur në vend. Ende nuk dihet nëse në atë moment në plazhin publik kishte roje bregdetare në shërbim. Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat që çuan në këtë fatkeqësi të rëndë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit