Vdes një person në Gjakovë, ishte alivanosur pasi kishte përfunduar punën në një kompani ndërtimore

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 11.07.2025, 09:39

Një person ka humbur jetën në Gjakovë. Ai ishte dërguar në emergjencë pa shenja jete.

Sipas dëshmitarëve viktima, i cili punonte në një kompani ndërtimore, ishte alivanosur pasi që kishte përfunduar punën. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar.

“Rr. Valenton Spahija, Gjakovë 10.07.2025 – 17:30. Një mashkull kosovar, është dërguar në emergjencë pa shenja jete. Sipas dëshmitarëve viktima posa e kishte përfunduar orarin e punës në një firmë ndërtimore ishte alivanosur në tokë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit