Nga sot fillon greva e punëtorëve të sigurimit të QKUK-së

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 11.07.2025, 08:32

Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës ka bërë të ditur se të premten, me 11 korrik, duke filluar nga ora 10:00, para Administratës së QKUK-së do të mbahet greva e paralajmëruar.

Në njoftimin e lëshuar për media nga FSPTSPK thuhet se sot do të mbajnë takimin e fundit përmbyllës të të gjithë këtij procesi, në QKUK në mes të Sindikatës të Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës dhe drejtorit të QKUK-se, Osman Hajdari.

“Ju thërrasim që të premten, me datë 11.07.25 duke filluar nga ora 10:00, para Administratës së QKUK-së të fillohet më grevën e paralajmëruar”.

“Sipas të gjitha informacioneve akteret kryesorë po e vonojnë nënshkrimin e kontratës për qëllime të tyre individuale, që në fakt ky proces ka mundur të përfundoi për vetëm tri ditë angazhim”, thuhet në njoftim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit