Papërgjegjshmëria e disa qytetarëve që hedhin fishekzjarre në orët e vona të natës ka shkaktuar një incident të rëndë në kryeqytet.
Një banesë në rrugën “4 Dëshmorët” ka marrë flakë, dyshohet si pasojë e një fishekzjarr që ka rënë në tendën e objektit.
Ngjarja ka ndodhur rreth mesnatës, ndërsa banorët ishin në gjumë. Sipas dëshmitarëve, flakët shpërthyen papritur dhe u përhapën me shpejtësi në katin e sipërm të ndërtesës. Zjarrfikësja mbërriti me disa minuta vonesë, por për fat të mirë situata u vu nën kontroll dhe nuk pati të lënduar.
Banorët shprehen të shqetësuar për pasojat që mund të shkaktojë ky zakon, i cili po përsëritet çdo natë në të njëjtën orë.
Banorët i bëjnë thirrje autoriteteve që të marrin masa ndaj personave që hedhin fishekzjarre në mënyrë të paligjshme dhe të parandalojnë përsëritjen e rasteve të tilla që rrezikojnë jetën dhe pronën e qytetarëve.
Denoncimi 1:
Festonin sdi se cfare tu hedh fishekzjarre kot me kot pa pyetur per shqetesimet apo se cmund te kish aty larte ku hidhnin fishekzjarre,dhe nga papergjegjshmeria merr flake shtepia e botit ne katin qe shihni ne video,qe pale ishin ne gjume. Te rruga 4 deshmoret tirane. Pak me voneze por erdhi zjarrfiksja. Nuk perfundoi ne tragjedi
Denoncimi 2:
Pershendetje JOQ. Mire qe na zgjuan femijet nga gjumi na i tromaksen I vune edhe flaken lagjes kto tipat qe hedhin fishekzjarre ne oren 12. Te rruga Thanas Ziko, Biblioteka Hamit Beqja
Denoncimi 3:
Pershendetje! nese keni mundsi nxirrni ndonje status per kto fishekzjarret qe hidhen cdo nate ne 12,se vec ju Po ju nigjoj shejtoni gjate. Ja vune flaken ksaj tendes prane shkolles te kuqe fishekzjarret e barbonave,si duket ska njerzit nshpi se ka 10 min qe digjet sapo arriti nji patrulle policie Tani erdhi zjarrfiksja MBAs cerek ore