Aksioni kundër fajdes në Prizren: Konfiskohen 5 mijë euro, del emri i të arrestuarit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 11.07.2025, 08:27

37 vjeçari Akcan Haskuka, është arrestuar në flagrancë në aksionin policor që u zhvillua sot në Prizren.

Ai dyshohet për dy vepra penale “Fajdeja” dhe “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Lidhur me rastin është deklaruar kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu.

Kryeziu tha se në këtë operacion policor janë konfiskuar 5 mijë euro.

“Mund t’ju konfirmoj se kemi arrestuar një person për dy vepra penale “fajdeja” dhe “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm dhe kemi sekuestruar 5 mijë euro të holla, të cilat janë përdorur gjatë aplikimit të masave të veçanta hetimore, gjithashtu janë sekuestruar edhe prova tjera materiale relevante për rastin”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit