Zaptimi i trotuareve, ndotje dhe kaosi urban përballë një pallati familjar në Kamëz

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 10.07.2025, 23:14

Familjarët e një pallati në Kamëz përballen me papastërti, zhurmë dhe mungesë reagimi ndërsa hapësira publike privatizohet pa asnjë kriter.

Banorët e një pallati në Kamëz kanë ngritur shqetësimin për gjendjen e rënduar në rrugën ku jetojnë, duke denoncuar praninë e mbeturinave, zaptimin e hapësirave publike dhe mungesën e çdo ndërhyrjeje nga institucionet.

Sipas tyre, rruga përpara pallatit është mbushur me mbetje, ndërsa në hyrje të ndërtesës është ngritur një supermarket. Përballë, një fast food funksionon pa orar dhe pa respektuar qetësinë publike, duke prodhuar zhurmë deri pas mesnate.

"Shife o vlla, mbeturinat në mes të rrugës, nuk merret asnjë masë. Është pallat me familjarë, na kanë ardhur ndër shtëpi. Supermarketi aty ku ushqeheni ne e fëmijët tanë, fast food përballë. S’e di pse shteti nuk merr asnjë masë, asnjë masë, veç jep leje për privatizimin e hapësirës publike me lokale, se ecin nëpër parti të rakipëve. Na ka ardhur lokali edhe në dhomën e gjumit deri në 12 zhurmë. Ju lutem, postojeni. Ishalla merret ndonjë masë paraprake se na mbyti era, mizat. Ke frikë me nxjerrë fëmijën."

Ata theksojnë se lokalet e hapura në këtë zonë jo vetëm që kanë zënë trotuaret, por janë kthyer edhe në burim zhurmash, duke cënuar rëndë jetën brenda banesave.

Një nga shqetësimet më të mëdha për ta është era e rëndë dhe mizat, të cilat, sipas tyre, vijnë nga mungesa e pastrimit të mbeturinave.

Përveç ndotjes dhe kaosit, banorët akuzojnë institucionet për favore politike. Sipas tyre, lejet për këto ndërtime janë dhënë përmes lidhjeve me partitë në pushtet.

Ata bëjnë apel publik: “Ju lutemi, postojeni këtë shqetësim" me shpresën që të merren masa urgjente dhe të kthehet normaliteti në Kamëz.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit