Shpëtohen pas defektit në det tre turistë pranë Gjirit të Gramës

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 10.07.2025, 23:02

Një velierë pësoi defekt në motor pranë Gjirit të Gramës, ndërhyrja e shpejtë shpëtoi tre persona që ndodheshin në bord.

Tre persona janë shpëtuar në kohë pranë Gjirit të Gramës, pasi veliera me të cilën po udhëtonin pësoi një defekt në motor dhe mbeti në vështirësi në det të hapur.

Operacioni i shpëtimit u krye nga anija e Forcës Detare, P-116 “BORA”, që ndodhej në gatishmëri. Ndërhyrja rezultoi vendimtare për shpëtimin e jetëve të personave që ndodheshin në bord.

Pas marrjes së sinjalit të emergjencës, Forca Detare veproi me shpejtësi, duke u koordinuar me Policinë Kufitare të Vlorës dhe Qendrën Kombëtare të Koordinimit të Kërkim-Shpëtimit Detar. Ekipet u angazhuan në një operacion të standardit SAR, duke ndjekur procedurat ndërkombëtare për situata të tilla.

Të tre udhëtarët u nxorën nga veliera në mënyrë të sigurt dhe aktualisht ndodhen jashtë çdo rreziku për jetën. Ata morën kujdesin e nevojshëm menjëherë pas evakuimit.

Veliera u rimorkua drejt portit të Himarës, ku u ankorua me sukses. Ende nuk dihen shkaqet e defektit teknik, por autoritetet po vijojnë vlerësimin për të shmangur incidente të ngjashme.

Ky ndërhyrje tregon gatishmërinë e strukturave detare për të reaguar në situata emergjente dhe për të garantuar sigurinë në zonat bregdetare, veçanërisht në kulmin e sezonit turistik.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit