Gjallesë e çuditshme del nga rubineti i ujit, çfarë lloji është?

Shkruar nga: U Tafa | Publikuar më: 10.07.2025, 23:03

Një banor nga Elbasani ka ngritur një shqetësim serioz në redaksinë tonë lidhur me cilësinë e ujit të pijshëm që vjen nëpërmjet rrjetit të ujësjellësit. Sipas tij, teksa po mbushte pishinën e fëmijës, nga tuba i ujit ka dalë një krijesë e çuditshme, e panjohur, që lëvizte në mënyrë të pazakontë.

Në pamjet që ai ka dërguar, vërehet qartë një gjallesë e hollë, e mbledhur dhe që reagon në kontakt me ujin. Ngjarja ka shkaktuar shqetësim për sigurinë dhe pastërtinë e ujit që konsumojnë përditë familjet në këtë zonë.

Qytetari ka shprehur indinjatën përmes këtij mesazhi:

"Jam një qytetar nga Elbasani. Po i mbushja pishinën fëmijës, nga tuba e ujit më doli kjo gjallesë. Presupozohet që ne e pimë këtë ujë në familje. Tani që u ngrit uji, shpresonim të rritej dhe cilësia e tij, por fatkeqësisht pamjet flasin vetë. Faleminderit nëse e postoni."

Ky rast ngre sërish pikëpyetje të mëdha mbi kontrollin dhe monitorimin e rregullt të rrjetit të ujësjellësit në qytete, si dhe për përgjegjësinë që institucionet duhet të tregojnë për të garantuar një nga të drejtat më themelore të qytetarëve, ujin e pijshëm të sigurt.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit