Një qytetar nga Rrësheni i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një situatë apsurde deri në kufijtë e qesharakes.
Ai flet për shatërvanin kryesor në sheshin e qytetit, i cili është ndërtuar disa vite më parë. Sipas tij, shatërvani punoi për pak kohë, por më pas u prish dhe prej atëherë askush nuk është interesuar për ta rregulluar.
“Postoje postje këtë video aman. Ka nja 5-vjet që e kanë ndrequr këtë shatërvanin, edhe për një pompë 100 mijë lekëshe e kanë lënë pa ndrequr sheshin e Rrëshenit, bashkia Mirditë,” shkruan qytetari.
Siç duket, kryebashkiaku i Mirditës Albert Melyshi, nuk ka pasur fonde të mjaftueshme për të blerë një pompë të re për shatërvanin, duke e lënë atë pa ujë fare. A mundet dikush t’i dhurojë një pompër atij?
Një qytetar nga Rrësheni i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një situatë apsurde deri në kufijtë e qesharakes.
— JOQ Albania (@JoqAlbania) July 10, 2025
Ai flet për shatërvanin kryesor në sheshin e qytetit, i cili është ndërtuar disa vite më parë. Sipas tij, shatërvani punoi për pak kohë, por më… pic.twitter.com/tLoW2NbFMQ