“Schumacheri” me atlete të zeza bëhet rrezik për qytetarët

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 10.07.2025, 16:56

Një video e mbërritur së fundmi në redaksinë tonë tregon se si një djalë i ri drejton automjetin duke mbajtur timonin me këmbë.

Ai shfaqet i pashqetësuar duke ecur me shpejtësi në rrugë, madje nuk i trembet as autoriteteve pasi videon ka vendosur ta publikojë dhe në rrjetet sociale për të shitur mend, duke shënuar me hashtag dhe targën e tij.

Pavarësisht se duket qartë që jeta nuk i dhimbset, shoferi me atlete të zeza është kthyer në një rrezik potencial për përdoruesit të tjerë të rrugës, të cilët duket teksa shkëmbehen me të gjatë momentit të videos.

Nuk dihet nëse “Michael Schumacheri” nga ndonjë fshat i humbur Shqipërisë ka patentë apo makinën ia ka marrë borxh dajës në mirëbesim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit