Një shtëpi tre katëshe është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në zonën e Pazarit të Ri në Tiranë.
Në pamje duken flakët që dalin nga çatia e banesës, ndërsa tymi i zi ka pushtuar zonën. Nuk ka ende detaje për rrethanat apo shkaqet e zjarrit.
Flakët po vijojnë të hapen me shpejtësi.
“Te pazari i rri. Një shtëpi tre katëshe ka marrë zjarr nga poshtë,” shkruan një dëshmitar nga vendngjarja për JOQ Albania.