Tha se është i përfshirë në arrestimin e Noizyt në Zvicër, Medi Iseni i reagon ashpër Stresit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 10.07.2025, 20:22

Rap-artisti shqiptar, Noizy, u raportua se është arrestuar në Zvicër derisa ishte për të performuar në një klub.

Pas kësaj, u bë një reagim nga Stresi, i cili për këtë ngjarje e fajësoi tiktoker-in, Medi Iseni – me të cilin patën një sherr vitin e kaluar.

Ky i fundit ndërkaq ka bërë një reagim të ashpër në drejtim të artistit të lartpërmendur. I njëjti i drejtohet Stresit me tone të forta, duke e quajtur ‘i pabesë’ dhe duke përmendur incidentin e verës së kaluar si një sulm të organizuar.

Ai shprehet se “prita ka vra më burra se unë”, një referencë e qartë për rrahjen që ka ndodhur në diskotekë dhe për të cilën pretendon se ishte i papërgatitur dhe i tradhtuar nga njerëz që nuk e thirrën në besë.

“Zoti është i madh, vonon po nuk harron”, shkruan tutje në postim, duke paralajmëruar se drejtësia do të vijë.

Ai thotë se informacionet që janë fshirë nga rrjetet sociale e dëshmojnë se krimi ishte i organizuar dhe i planifikuar nga persona në Zvicër, duke aluduar për përfshirje të më shumë se një personi në incident.

Ndonëse përplasja e tyre është rikthyer, autoritetet zvicerane po vijojnë hetimet për incidentin që çoi në arrestimin e Noizyt.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit