Sherr i dhunshëm në Librazhd, 4 vëllezërit bëjnë për spital 5 klientë të lokalit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10.07.2025, 14:33

Një sherr i dhunshëm mes katër vëllezërve dhe disa klientëve në një lokal në fshatin Dragostunjë të Librazhdit ka përfunduar me pesë persona të plagosur dhe dy të arrestuar.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar dhe sipas policisë katër vëllezër kanë goditur me grushte dhe sende të forta pesë persona: A. N., B. B., E. A., F. F. dhe M. F., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën, por janë dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Dy nga autorët, I. Xh., 29 vjeç dhe A. Xh., 31 vjeç, janë arrestuar nga forcat e rendit, ndërsa vëllezërit e tyre, V. Xh., 38 vjeç dhe K. Xh., 35 vjeç, janë shpallur në kërkim. Të arrestuarit akuzohen për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Ndërkohë, është proceduar penalisht edhe kamerierja e lokalit, pasi dyshohet se ka ndërhyrë në skenën e ngjarjes duke prishur provat.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e motiveve të përplasjes, e cila sipas informacioneve paraprake, ka ndodhur për motive të dobëta.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit