Në datën 22 dhe 23 korrik, Bashkia Tiranë pritet të bëjë shpërndarjen e disa apartamenteve të reja të ndërtuara në zonën e 5 Majit, si kompesim për dëmet e shkaktuara nga tërmeti i nëntorit 2019.
Por kur ndodhemi më pak se dy javë nga këto data, banorët e zonës ngrenë disa shqetësime që nuk kanë marrë zgjidhje. Sipas tyre, në apartamente nuk është bërë ende instalimi i energjisë elektrike, ndërkohë që një tub uji që do të bëjë furnizimin me ujë ka dy muaj që rrjedh vazhdimisht, dhe Ujësjellës-Kanalizimit nuk kanë mundur ta rregullojnë.
Sikur të mos mjaftonte kjo, rruga që do të ndjekin banorët për të shkuar në apartamentet e reja është komplet e pashtruar, ndërkohë që përgjatë saj ka kudo pirgje me materiale ndërtimi të cilat nuk janë pastruar.
“Përshëndetje JOQ. Këta janë pallatet në rrugën 5 Maj që do ju shperndahen banorëve në datat 22 dhe 23 të ketij muaji. Siç edhe mund ta shihni uji dhe energjia elektrike nuk janë lidhur ende. Rruga është inekzistente dhe gjithandej ka pirgje me materiale inerte. Kjo është gjendja në rrugën 5Maji vetëm pak minuta larg qendrës së kryeqytetit. Ju lutem publikojeni!” shkruan një denoncues.
Kur mbetemi më pak se dy javë larg datës që pritet të bëhet shpërndarja, thirrja shkon për Bashkinë Tiranë dhe UKT-në, që të marrin masa për të sistemuar situatën, në mënyrë që banorëve të mos u mungojë gjë kur të futen në apartamentet e reja.
Në datën 22 dhe 23 korrik, Bashkia Tiranë pritet të bëjë shpërndarjen e disa apartamenteve të reja të ndërtuara në zonën e 5 Majit, si kompesim për dëmet e shkaktuara nga tërmeti i nëntorit 2019.
— JOQ Albania (@JoqAlbania) July 10, 2025
Por kur ndodhemi më pak se dy javë nga këto data, banorët e zonës ngrenë disa… pic.twitter.com/G2fzHvNiR8