Banorët e njësisë nr.1 kërkojnë rikthimin e hapësirës publike të zënë nga bizneset

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 10.07.2025, 14:55

Banorët e kompleksit të Pallateve Tom Doshi, të cilët jetojnë në zonën e rrugës Aleksander Kondo, kërkojnë ndërhyrjen urgjente të institucioneve për të çliruar hapësirën publike dhe lulishte që është shfrytëzuar padrejtësisht për biznes.

Një pjesë e hapësirës, e cila ka qenë gjithmonë e destinuar për përdorim publik, është betonizuar dhe shfrytëzuar. Ky veprim ka shkatërruar një hapësirë të rëndësishme për banorët, duke i mohuar atyre mundësinë e përdorimit të kësaj lulishteje si hapësirë për pushim dhe aktivitete sociale.

“Pershendetje JOQ! Te beje nje postim per kete rastin qe te na lirohet dhe kjo hapesir publike. Sic e shikoni e gjithe vendi eshte lulishte dhe hapsir midis pallateve. Ku kane ngritur me beton mbi lulishte dhe kane shfrytezuar per lokal. Ju lutem postoheni qe te marri zgjidhje. Rr. Aleksander Kondo, Kompleksi i pallateve Tom Doshi, Bar Gerys. Aty ku eshte lulishte dhe hapesire publike. Personi ne fjale e ka betonizuar dhe e ka zene kete hapsire publike dhe e ka shfrytezuar per biznesin e tij lokal. Eshte hapesire publike midis pallateve dhe lulishte. E ka shtruar me beton dhe ka ngritur me cader. Jane foto qe e tregojne akoma dhe me mire. Ne si banore duam te hiqet kjo zenje e hapsires dhe te jete lulishte sic eshte e gjithe pjesa para pallateve. Eshte bere ankese kushedi sa here dhe nuk eshte marr asnje mase ndaj kesaj padrejtësie. Eshte telefonuar bashkia. Faleminderit!”, thuhet në denoncim.

Banorët kanë denoncuar këtë problem disa herë, por deri tani nuk është marrë asnjë masë nga autoritetet lokale, megjithë telefonatat e bëra në Bashki. Ata kërkojnë që hapësira e betonizuar të rikthehet në gjendjen e saj origjinale, duke i dhënë mundësinë banorëve të përdorin këtë hapësirë publike ashtu siç e meritojnë. Shpresohet që ky apel të marrë vëmendjen e duhur dhe që situata të zgjidhet sa më shpejt.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit