Qytetari: Old Bazari i trafikantit të drogës Dritan Betit, ka zaptuar Pazarin e Ri

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 10.07.2025, 13:37

Banorët e Pazarit të Ri kanë ngritur shqetësime mbi ngritjen e një bar kafeneje që po zë hapësirën publike, ndërkohë që ajo ndodhet në një zonë ku dikur ishte një garazh që tani nuk ekziston. Sipas denoncimeve, objekti ka qenë i sekuestruar më parë, në 2021, por nuk janë marrë masa për të larguar hekurishten dhe për të kthyer hapësirën në shërbim të qytetarëve. Përkundrazi, ai është zgjeruar, duke përfshirë edhe më shumë hapësirë publike, duke shkaktuar shqetësim për banorët dhe ata që frekuentojnë zonën. Old Bazar është në pronësi të Dritan Betit 50-vjeç, i cili rezulton i dënuar nga drejtësia italiane me 8 vite burg.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje joq! Une qe ju shkruaj jam nje banore e pazarit te ri. Meqe jemi me valen e lirimit te hapesirave publike ne si banore na bene pershtypje se si kjo hekurishte vazhdon dhe nuk e luan askush nga instancat shteterore. Theksoj qe me pare vendi ku eshte ngritur bar kafeja ka qen hyrja e nje garazhdi qe tani nuk ekziston me pasi e zun te fortet. Pyetja ime eshte mik i kujt qenka pronari?? Objekti paska qen dhe i sekuestruar dhe asgje s’eshte bere por vazhdon e zmadhohet. As nuk ja kane sekuestruar po perkundazi zmadhuar dhe zene hapsiren publike diten qe flasim. Ju faleminderit!

Çështja e pronësisë mbetet ende e paqartë, pasi nuk është e qartë mik i kujt është ky objekt. Për më tepër, asnjë veprim administrativ nuk është ndërmarrë nga autoritetet shtetërore për të rregulluar situatën dhe për të ndaluar shkeljen e hapësirës publike. Banorët kërkojnë më shumë transparencë dhe veprime konkrete për të mbrojtur zonën nga ndërtimet.

Dikur dhe tani

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit