U arrestua në Zvicër, prokuroria atje kërkon paraburgimin e Noizyt

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 10.07.2025, 10:39

Pas arrestimit të shtunën e kaluar (5 korrik) nga policia zvicerane në aeroportin e Zyrihut, ndaj reperit shqiptar, Noizy është kërkuar masa e paraburgimit.

Sipas medias zvicerane ne shqip LeCanton27.ch, arrestimi i tij u bë me urdhër të Zyrës së Prokurorit Publik për Krime të Rënda të Dhunshme, e cila ka njoftuar se 38-vjeçari akuzohet për disa vepra penale.

“Prokuroria Publike po zhvillon procedura penale kundër reperit shqiptar…” , ka deklaruar sot për gazetën zvicerane ne shqip LeCanton27.ch Erich Wenzinger zëdhënës i Zyrës së Prokurorit të Lartë Publik dhe Departamentit te Drejtësisë te Punëve të Brendshme.

Prokuroria Publike ka paraqitur një padi në Gjykatën e Masave Shtrënguese-ZMG.

Megjithatë, sipas tij, ende nuk është shpallur një vendim. “Për më tepër, nuk mund të japim informacione të mëtejshme për shkak hetimeve dhe procedurave në vazhdim, deri në shpalljen e një vendimi përfundimtar”, tha tutje ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit