“Armiku kurrë s’bëhet mik” – Reagimi i ashpër i Capital T pas incidentit të rëndë në Beograd

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 10.07.2025, 10:12

Reperi i njohur Capital T ka reaguar pas publikimit të videos shqetësuese nga gazetari Blendi Fevziu, ku tregohej se një grup qytetarësh shqiptarë ishin mbajtur të ngujuar për më shumë se një orë në një autobus në aeroportin e Beogradit, ndërsa prisnin kthimin drejt Tiranës.

Ngjarja ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale. Përmes një InstaStory në profilin e tij në Instagram, Capital T shprehu indinjatën e tij me fjalët:

“Sa herë duhet me u djegë, sa plagë duhet me hapë, që me kuptu se armiku, sado maska të veshë, kurrë s’bëhet as mik, e as vëlla.”

Ky reagim i Capital T vjen si një thirrje për vetëdije dhe unitet, duke dënuar hapur sjelljen çnjerëzore dhe diskriminuese ndaj qytetarëve shqiptarë jashtë kufijve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit