Arrestohen dy turq në aeroportin “Adem Jashari”, pasaportat i kishin të falsifikuara

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 10.07.2025, 10:02

Dy shtetas të Turqisë, një mashkull dhe një femër, janë arrestuar mëngjesin e djeshëm, pasi tentuan të udhëtojnë me pasaportë të falsifikuar.

Rasti ka ndodhur në aeroportin “Adem Jashari”. Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari mashkull, gjatë kontrollit, ka prezantuar pasaportë me emrin e një personi tjetër.

Ndërkaq, e dyshuara femër, ka prezantuar pasaportë franceze, që po ashtu ishte në emër të dikujt tjetër.

Policia bën të ditur se të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “Falsifikim i dokumentit”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit