Qytetari: Farmaci “SIDI” e gruas së ish-deputetit socialist operon pa licencë në Sarandë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 10.07.2025, 10:09

Sipas një qytetari, farmacitë “SIDI” që operojnë në Sarandë dhe Ksamil, në rrugën e Turizmit dhe Kanali i Çukës, po funksionojnë prej vitesh në mënyrë të paligjshme, pa licenca, pa farmacistë të certifikuar dhe jashtë çdo rregulli ligjor.

Denoncuesi shkruan se ato janë shndërruar në supermarkete farmaceutike që hapen çdo verë dhe shesin ilaçe pa kontroll, duke rrezikuar drejtpërdrejt shëndetin e qytetarëve dhe turistëve që i frekuentojnë. Ndërkohë, farmacitë që respektojnë ligjin dhe përmbushin detyrimet ligjore, penalizohen e gjobiten për çdo detaj të vogël.

Përkundër denoncimeve të përsëritura, asnjë institucion përgjegjës nuk ka ndërhyrë. AKBPM, Urdhri i Farmacistëve, Policia dhe Drejtoria e Tatimeve kanë mbyllur sytë, duke krijuar bindjen se këto subjekte mbrohen politikisht, pasi janë në pronësi të bashkëshortes së një ish-deputeti dhe zyrtari të Partisë Socialiste, Anduel Xhindi.

Kjo situatë dëshmon një tjetër rast të shtetit që funksionon vetëm për të fortët dhe mbyll sytë për abuzimet që dëmtojnë qytetarët dhe bizneset e ndershme.

DENONCIM PUBLIK – FARMACI PA LICENCË NË SARANDË

Po denoncojmë publikisht funksionimin pa licencë të farmacive “SIDI” në Sarandë dhe Ksamil (rruga Turizëm, Kanali i Çukës, etj), që operojnë çdo verë si supermarkete farmaceutike, pa farmacistë të licensuar, pa dokumente, dhe jashtë çdo ligji!

Këto farmaci janë në emër të bashkëshortes së ish-deputetit dhe zyrtarit të PS, z. Anduel Xhindi, dhe duket se gëzojnë mbrojtje të plotë politike, pasi çdo denoncim ndaj tyre është injoruar nga:

AKBPM Urdhri i Farmacistëve Policia Drejtoria e Tatimeve

Ndërkohë, farmacitë e ndershme që punojnë me licencë dhe rregull, penalizohen.

Mjaft më me shtet për të fortët dhe padrejtësi për qytetarët!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit