Turizmi në rrezik/ Era e keqe dhe ujërat e zeza përzënë pushuesit nga Ksamili

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 10.07.2025, 09:21

Një problem serioz po u shkatërron sezonin turistik banorëve dhe bizneseve në Ksamil. Përpara hyrjes së një hoteli ndodhet një depo e filtrimit të ujërave të zeza, e cila prej më shumë se një viti qëndron e hapur, pa kapak dhe jashtë funksioni për shkak të një pompe që digjet vazhdimisht. Era është e padurueshme dhe situata paraqet rrezik serioz për shëndetin e banorëve dhe turistëve.

Pavarësisht ankesave të përsëritura ndër vite, institucionet përgjegjëse japin vetëm premtime boshe për investime që nuk realizohen kurrë. Problemi bëhet edhe më i madh gjatë reshjeve, kur depoja mbushet dhe ujërat e zeza përfundojnë në oborrin e hotelit, duke detyruar administratorët të kthejnë pagesat dhe pushuesit të largohen.

Denoncimi:

Pershendetje! Jam nje banor dhe pronar i nje hoteli ne Ksamil te cilin e kam dhen me qira. Problemi yne eshte se perpara portes se hotelit tone ndodhet nje depo e filtrimit te ujrave te zeza e cila prej nje viti qendron e hapur pa kapak dhe pa e kryer funksionin qe ka pasi pompa e cila qarkullon ujrat e zeza per ne destinacionin perfundimtar digjet e del jashte funksionit here pas here. Per pasoje era eshte padurueshme, pa llogaritur pasoja te tjera me te rende qe mund te vin per ne qe jetojme ketu por edhe per turistet qe na frekuentojne.

Jemi ankuar prej vitesh e vit pas viti ne institucionet perkatese dhe pergjigjia qe marim eshte se do zgjidhet vitin tjeter, do behet investimi perfundimtar, premtime boshe, mungese pergjegjesie dhe asnje reagim real. Reagimi vjen vetem kur fillon shiu i cili mbush kanalet e kullimit dhe depon e lartpermendur dhe gjithcka derdhet ne oborrin e hotelit tone. Per pasoje turistat largohen nga hoteli dhe personat qe kane ne administrim hotelin u kthejne pagesen njerzve dhe te vetmit qe mbajne pergjegjsi jemi ne.

Perpiqemi te punojme dhe tu sherbejme turistave por shteti yne inegzistent nuk denjon te reagoje dhe te beje cfare i takon se per te ndihmuar turizmin eshte vite drite larg. Pervec kesaj per te dhjeten here ne mes te rruges kryesore te Ksamilit, pikerisht mbi hotelin tone cahet tuboja kryesore qe furnizon qytetin me uje dhe perseri uji vershon brenda ne hotelin tone duke krijuar situate kaotike dhe irrituese per ata te cilet kane ardhur te kalojne ditet e pushimit.

Per te qene te drejte per kete problem kane reaguar por per arsye te ndryshme ndoshta dhe paaftesi, riparimi i tubit mban vetem 2 dite dhe cahet te treten. Kjo situate ka ngjallur dhe nje sherr qe mes banorve dhe punonjesve qe per fat nuk perfundoi me pasoja te renda para disa ditesh kur sot jemi ne kushtet qe eshte car serish.

Përveç kësaj, një tjetër problem përsëritet vazhdimisht në rrugën kryesore të Ksamilit, çarja e tubacionit kryesor të ujit, pikërisht mbi hotelin në fjalë. Uji shpërthen dhe përmbyt ambientet e hotelit, duke shkaktuar kaos dhe pakënaqësi tek turistët. Edhe pse ky defekt është riparuar disa herë, tubi çahët sërish brenda pak ditësh, duke treguar qartë paaftësinë për një zgjidhje të qëndrueshme.

Tensioni është përshkallëzuar deri në përplasje fizike mes banorëve dhe punonjësve përgjegjës, ndërsa institucionet, bashkia Sarandë me kryetar Oltion Çaçi dhe Ujësjellës Kanalizime heshtin përballë një situate që po minon rëndë turizmin dhe jetesën e qytetarëve vendas.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit