Humbi kontrollin e makinës dhe ra në liqen, ndërron jetë 34-vjeçari

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10.07.2025, 07:39

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Pogradec–Qafë Thanë.

Sipas informacioneve paraprake, shtetasi A. B., 34 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit që po drejtonte, duke dalë nga rruga dhe përfunduar në liqen.

Fatkeqësisht, për shkak të dëmtimeve të marra, drejtuesi i mjetit ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të sqaruar shkaqet e aksidentit dhe për të dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Pogradec/Informacion paraprak

Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor "Pogradec-Qafë Thanë", automjeti që drejtohej nga shtetasi A. B., 34 vjeç, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga shtetasi A.B, automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në liqen. Drejtuesi i automjetit, shtetasi A.B, ka humbur jetëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit