Shqiptarët “braktisin” jugun këtë verë, Adriatiku rikthehet si destinacion kryesor

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 11.07.2025, 14:49

Plazhet e Jugut të Shqipërisë, dikur të mbushura me pushues vendas, këtë verë po përballen me një rënie të ndjeshme të vizitorëve shqiptarë. Fotot e siguruara për JOQ tregojnë çadra bosh dhe rreshta shezlongesh të lirë në resortet më të njohura të jugut, duke reflektuar kthesën e papritur që kanë marrë preferencat e pushuesve.

Sipas raportimeve nga terreni të JOQ, një numër i madh shqiptarësh po i kthejnë sytë drejt bregdetit të Adriatikut, ku çmimet janë më të përballueshme dhe infrastruktura duket më e përshtatshme për familje.

Gjiri i Lalëzit, Golemi, Durrësi, Shëngjini dhe plazhet përreth të Adriatikut po marrin atë pjesë të pushuesve që kanë bojkotuar luksin dhe çmimet e shtrenjta.

Teksa plazhet e Jugut shquhen për ujin e kristaltë dhe pamjet spektakolare, rritja e kostove dhe mungesa e shërbimeve cilësore në disa zona po i largon pushuesit vendas duke i zhvendosur preferencat e pushuesve si zgjedhje vetëm për fundjavën.

Drimadha, Dhërmiu dhe Palasa janë përballur me humbje të frikshme pushuesish krahasuar me vitet e kaluara. Strukturat akomoduese dhe ato të konsumit kanë konfirmuar për JOQ se pushuesit e zgjedhin Jugun vetëm gjatë fundjavës ndërsa 5 ditë qëndrojnë pushim, me shumë pak vizitorë...

Tregu turistik duket se po përjeton një ndryshim të dukshëm, ku shqiptarët po i rikthehen alternativave më ekonomike dhe të aksesueshme, ndërsa jugun po e mbizotërojnë turistët e huaj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit