Ndërsa jemi në zemër të sezonit turistik, Shqipëria po mirëpret vizitorë nga çdo cep i botës. Plazhet, natyra dhe mikpritja shqiptare po tërheqin vëmendjen, por një nga gjërat që duket se po i bën turistët të ndihen si në shtëpi është edhe muzika shqiptare!
Një video që ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania tregon një moment të veçantë: një çift turistësh nga Afrika shihet duke kërcyer plot energji nën ritmet e një kënge të njohur shqiptare.
Ata vallëzojnë me shumë entuziazëm teksa në sfond dëgjohet një version live i këngës “Jemi dhe s’jemi”, një hit i viteve 2000 në Shqipëri.
Pamjet janë jo vetëm argëtuese, por edhe një dëshmi e bukur e ndikimit që ka kultura muzikore shqiptare në sytë e të huajve, që e përqafojnë me dashuri dhe spontanitet.