Zhurma e natës shqetëson pushuesit në Himarë

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 09.07.2025, 22:46

Në Himarë, pas orës 23:30, çdo lokal në bregdet lëshon muzikë me zë të lartë, pa rregull e pa kontroll, duke shqetësuar turistët që kërkojnë qetësi.

Një qytetar i shqetësuar ka dërguar një denoncim për situatën kaotike që mbizotëron çdo natë në Himarë. Sipas tij, pas orës 23:30, çdo beach bar në zonë nis të transmetojë muzikë në mënyrë të pavarur dhe me volumin maksimal, pa marrë parasysh orarin apo rehatinë e vizitorëve.

Në çdo lokal dëgjohet një këngë e ndryshme, duke krijuar një kaos akustik që përhapet në të gjithë vijën bregdetare.

“Përshëndetje JOQ, në Himarë, ora 23:30, çdo beach bar e ka muzikën në kupë të qiellit. Secili vendos këngë të ndryshme. Nuk e di në cilin vend të botës luhet muzikë kaq e lartë, aq sa ngjitet deri te hotelet ku pushojnë turistët. Hajde shihi këto dhe thuaji Ramës.,” shprehet denoncuesi.

Pushuesit që kërkojnë relaksim dhe gjumë të qetë e kanë të pamundur ta realizojnë një gjë të tillë në kushte të tilla. Kjo gjendje, që përsëritet çdo mbrëmje, ka kthyer Himarën në një zonë të zhurmshme ku argëtimi i pakujdesshëm mbizotëron ndaj mirëqenies publike.

Banori që ka denoncuar rastin kërkon që institucionet përgjegjëse të marrin masa për të ndaluar këtë fenomen, duke vendosur kufizime të qarta për orarin dhe volumin e muzikës në ambientet publike.

Sipas tij, mungesa e rregullave të zbatueshme dhe kontrollit institucional po dëmton imazhin turistik të Himarës. Ai thekson se muzika nuk është problemi, por mungesa e respektit për pushuesit dhe për komunitetin vendas që përbën shqetësim.

Në fund të mesazhit të tij, ai ironizon: “Hajde shifi këto, thuaji Ramës,” duke nënkuptuar nevojën për ndërhyrje nga nivele më të larta qeveritare për të zgjidhur këtë problem që po bëhet gjithnjë e më i zakonshëm në zonat turistike të vendit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit