Zhurma e padurueshme prish qetësinë e banorëve në Laprakë

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 09.07.2025, 22:25

Banorët e një pallati në Laprakë nuk po flenë prej zhurmës që vjen nga një servis që organizon tallava netëve vonë.

Një qytetar nga Lapraka ka bërë një denoncim përmes një mesazhi, duke ngritur shqetësimin për një situatë që po përsëritet natë pas nate. Sipas tij, pranë zonës ku banon ndodhet një servis, i cili në vend që të përmbushë funksionin e tij si pikë shërbimi për automjete, është kthyer në një vatër zhurmash gjatë orëve të natës.

Qytetari thekson se banorët janë të detyruar të përballen me muzikë të lartë dhe zhurma të pandërprera të tipit “tallava”, që vijnë nga ky ambient i kthyer në qendër argëtimi, duke ua bërë të pamundur gjumin dhe pushimin pas një dite pune.

"Mirëmbrëma JOQ, dua të bëj një denoncim në Laprakë për një servis, ku ne mundohemi të flemë sepse kemi punë nesër, ndërsa ata janë duke vënë tallava me zë të lartë."

Banorët ndihen të braktisur nga institucionet përgjegjëse, pasi pavarësisht ankesave, situata nuk ka ndryshuar. Zhurma, që fillon në mbrëmje dhe zgjat deri në orët e vona, ka nisur të ndikojë në shëndetin dhe mirëqenien e komunitetit.

Denoncimi kërkon ndërhyrje urgjente nga autoritetet vendore për të garantuar rendin dhe qetësinë në zonat e banuara. Qytetari apelon për ndëshkimin e shkelësve dhe për mbylljen e aktiviteteve të paligjshme që dëmtojnë jetesën normale.

Ky rast nuk është i vetmi në Tiranë, ku ambjentet e dedikuara për qëllime industriale ose tregtare shndërrohen në hapësira informale argëtimi, duke e kthyer zhurmën në një problem të përditshëm për banorët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit