Sëmundja e rrallë po i rrezikon jetën, vogëlushi 3-vjeçar ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 09.07.2025, 21:27

Një thirrje urgjente për ndihmë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga familja e vogëlushit Siar Neziri, vetëm 3-vjeç, nga fshati Velekincë i Gjilanit.

Ai është diagnostikuar me një sëmundje shumë të rëndë dhe të rrallë, të njohur si Sindroma Hemolitike Uremike (HUS), një gjendje që po i rrezikon jetën çdo ditë.

Siari i vogël ka nevojë urgjente për trajtim jashtë vendit, dhe kostoja e këtij trajtimi kap vlerën e 100,000 eurove, shumë financiare e pamundur për një familje me kushte të thjeshta ekonomike.

Prindërit e tij kërkojnë ndihmën e të gjithë personave zemërgjerë, që të kontribuojnë me aq sa munden për të shpëtuar jetën e djalit të tyre.

Të dhënat për ndihma financiare:

Emri i bankës: Raiffeisen Bank Kosovo Emri i llogarimbajtësit: Ramize Dragobuzhda IBAN: XK05 1501 0010 2248 6923 SWIFT: RBKOXKPR

Numri i kontaktit i familjes për më shumë informacion: +383 44 715 526

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit