Harresa që dhemb: Busti i Çerçiz Topullit në gjendje të mjerueshme në zemër të Gjirokastrës

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 09.07.2025, 20:57

Një qytetar i shqetësuar ka denoncuar në redaksinë tonë gjendjen e rënduar të bustit të heroit kombëtar Çerçiz Topulli, në sheshin qendror të Gjirokastrës. Sipas denoncuesit, piedestali i monumentit është degraduar dhe shkronjat identifikuese janë zhdukur, duke lënë përshtypjen sikur historia po fshihet pak nga pak.

Figura e Çerçiz Topullit është një simbol i rezistencës shqiptare kundër Perandorisë Osmane, dhe një monument i tillë i lënë në harresë përbën jo vetëm një mungesë respekti ndaj trashëgimisë historike, por edhe një pasqyrë e trishtueshme e neglizhencës institucionale ndaj figurave që dhanë jetën për lirinë e kombit.

Qytetari apelon për ndërhyrje urgjente nga Ministria e Turizmit dhe Kulturës, si edhe nga Bashkia Gjirokastër, për të restauruar dhe ruajtur këtë simbol me vlerë të madhe historike dhe kombëtare.

Mesazhi i plotë i qytetarit:

"Përshëndetje JOQ, ju lutem mund ta postoni, ndoshta Ministria e Turizmit dhe Kulturës ose bashkia Gjirokastër e sheh dhe e restauron.
Busti i Çerçiz Topullit në zemër të Gjirokastrës është sot në një gjendje të trishtueshme. Shkronjat mbi piedestal janë zhdukur, sikur historia po fshihet pak nga pak para syve tanë. Është e dhimbshme të shohësh harresën mbi figurën e një prej heronjve më të guximshëm të kombit.
Çerçiz Topulli nuk ishte thjesht një luftëtar – ai ishte zëri i lirisë, që udhëhoqi çetat shqiptare kundër Perandorisë Osmane dhe dha jetën për atdheun. Ai u flijua që ne të ecim të lirë.
Të lëmë në harresë një hero, do të thotë të harrojmë vetveten. Ky bust meriton dinjitet, ashtu siç Çerçizi i dha dinjitet Shqipërisë.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit