Truri i shkurtër, ngarkesa e gjatë: Shpikje e re nga Korça!

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 09.07.2025, 20:05

Një qytetar ka dërguar pranë redaksisë sonë një video e realizuar pasditen e djeshme në qytetin e Korçës, ku shfaqen dy të rinj duke transportuar disa materiale të gjata metalike që tejkalojnë gjatësinë e mjetit të tyre.

Siç shihet edhe nga pamjet, materialet e vendosura në mënyrë të pasigurt dalin jashtë përtej xhamave të makinës, duke rrezikuar seriozisht sigurinë në rrugë, si për ta, ashtu edhe për drejtues të tjerë automjetesh apo këmbësorë.

Ky veprim jo vetëm që është i papërgjegjshëm, por edhe i dënueshëm sipas Kodit Rrugor, pasi çdo ngarkesë që tejkalon përmasat e mjetit duhet të transportohet në mënyrë të sigurt dhe të rregullt.

Qytetari kërkon ndërhyrjen e autoriteteve për të shmangur situata të tilla që mund të rezultojnë fatale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit