Mexhiti: Fillon ndërtimi i interkonektorit me Greqinë, hap strategjik për sigurinë energjetike

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 09.07.2025, 19:28

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka bërë të ditur fillimin e ndërtimit të interkonektorit me Greqinë, një projekt sipas tij, strategjik që synon të forcojë sigurinë energjetike të vendit dhe të sjellë zhvillim të qëndrueshëm.

Sipas tij, ky është një hap thelbësor drejt integrimit në rrjetin rajonal të energjisë dhe garantimit të furnizimit të qëndrueshëm me gaz natyror.

Mexhiti thekson se përmes këtij projekti do të zëvendësohen burimet ndotëse të energjisë si druri, mazuti dhe qymyri me gaz natyror, një alternativë më e pastër dhe më e sigurt për mjedisin dhe shëndetin publik.

“Përfitimet janë të qarta dhe konkrete. Ky projekt do të sjellë ajër më të pastër, ulje të grimcave PM, komuna më të shëndetshme dhe kushte më të mira jetese për qytetarët”, thotë Mexhiti.

Ai shton se ndërtimi i interkonektorit do të ndikojë gjithashtu në uljen e kostove për familjet dhe bizneset, duke rritur njëkohësisht sigurinë energjetike të vendit.

“Po ndërtojmë të ardhmen me hapa konkretë. Të ardhmen që VLEN!”, ka shkruar zëvendëskryeministri Mexhiti në Facebook.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit