Disa zjarre kanë shpërthyer në vende të ndryshme në Kumanovë, qyteti është i mbuluar nga tymi

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 09.07.2025, 19:26

Këtë pasdite disa zjarre shpërthyen në vende të ndryshme në Kumanovë. Qyteti është i mbuluar nga tymi dhe ndihet një erë e keqe. Pothuajse të gjitha ekipet e departamentit territorial të zjarrfikësve janë në vendngjarje.

Vazhdimisht kemi njoftime për zjarre, Tabanoc, Çetircë, lokaliteti “Palestina”, “Gjuro Pucar Stari”, Konjare, Ramanli, në fshatin Mllado Nagoriçane dërguam dy ekipe. Po thërrasim edhe njerëzit nga shtëpitë”, tha komandanti i Departamentit të Zjarrfikësve të Kumanovës, Dejan Ilievski.

Era e fortë po e vështirëson ndjeshëm shuarjen e zjarreve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit