Një aksident me fatalitet ka ndodhur në fshatin Nabërgjan të Pejës gjatë së mërkurës.
Si shkak i lëndimeve të marra në aksident, një person e ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar.
Rastin e ka bërë të ditur Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë për rajonin e Pejës.
“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:00. Katër persona janë lënduar, dhe një person ka ndërruar jetë”.