Këta janë peshkatarët që i shpëtuan jetën turistes në Qerret

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 09.07.2025, 19:57

Këta janë dy peshkatarët Rustem dhe Shpend Ismaili, të cilët pasditen e kësaj të mërkure u bënë heronj të një pushueseje nga Kosova, që rrezikonte mbytjen në plazhin e Qerretit.

Në detin e vrullshëm dhe me dallgë të mëdha, babë e bir, pa u menduar dy herë, bënë atë që vetëm guximi dhe dashuria për jetën mund ta bëjë: shpëtuan një njeri. Ata e morën pushuesen në peshkarexhën që drejtonin dhe e nxorën nga uji.

Rustemi dhe Shpendi meritojnë mirënjohje për aktin e tyre heroik. As rojet bregdetare dhe as policia nuk do të mund ta shpëtonin sot turisten, pasi asnjëri prej tyre nuk ndodhej në vendin e ngjarjes.

Një dëshmitar tha për JOQ Albania: “Po mos te ishin peshkataret e zones do ishte tragjedi sot ne Qerret! Sa per polici e per roje bregdetare vdesim 5 her ne ditë. Gruaja ishte pushuese nga Kosova. Peshkatari esht Rustem dhe Dhpend Ismaili, babë e bir.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit